Rezultati i KQZ’së: Fushë Kosovën edhe për një mandat e fiton ky kandidat

Qyteti i Fushë Kosovës edhe për një mandat do të qeveriset nga Burim Berisha i LDK’së.

Nga rreth 80 për qind të votave të numëruara dhe të publikuara nga KQZ, kandidati i LDK’së Burim Berisha del të jetë fitues me 64.5 për qind të votave, kundrejt kandidatit të VV’së, Enver Bajçinca 35.5 për qind të votave.

Burim Berisha i LDK’së nuk kishte arritur ta fitojë garën në raundin e parë, për një numër fare të vogël të votave

Ai del të jetë kryetari më jetëgjatë i një komune në Kosovë, duke fituar disa mandate radhazi.

Go to TOP