Gati gjysma e votave të numëruara në Prishtinë, Përparim Rama 1095 vota para Arben Vitisë
KQZ ka procesuar mbi 47% të votave të numëruara në Prishtinë. Kandidati i LDK-së, Përparim Rama, po vazhdon të kryesojë me vota në Prishtinë.
Për Ramën janë numëruar deri më tani 18.941 vota (51,49%), ndërsa për Arben Vitinë e LVV-së janë numëruar 17.846 vota (48,51%).
Dallimi në vota mes kandidatëve aktualisht është 1095 në favor të kandidatit të LDK-së.
Deri më tani, sipas KQZ-së, në Prishtinë janë numëruar 47,90% të votave, apo 114 kuti nga 238 sosh në total.

