FOTO/ Ky është oficeri i policisë që humbi jetën sot nga plagët e armës së zjarrit

Personi që shihni në foton më lart është Saimir Hoxha, oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë që humbi jetën këtë të martë paradite pasi u qëllua me armë zjarri teksa ai me grupin e kolegëve po kontrollonin territorin për bimë narkotike.

Policia konfirmoi se sot “në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike”.

44 vjeçari, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

Informacioni nga policia

Rreth orës 10:30 ,në Ishull Lezhë ,në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Go to TOP