Fjalët e para të Romelu Lukakut pasi është rikthyer te Chelsea
Një nga sulmuesit më në formë në futbollin evropian, Romelu Lukaku, është rikthyer në klubin që ka luajtur edhe më parë, Chelsea.
Lojtari ka qenë pjesën e “Bluve të Londrës” midis viteve 2011 dhe 2014.
Belgu ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Chelsean.
Back in blue. ✍️#LukWhosBack
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 12, 2021
“Jam i lumtur dhe i bekuar që kthehem në këtë klub të mrekullueshëm”.
“Ka qenë një udhëtim i gjatë për mua: kam ardhur këtu si një fëmijë që kishte shumë për të mësuar, tani do të kthehem me shumë përvojë dhe më i pjekur”.
Just trying to sort the signal, brb… pic.twitter.com/VJEr5WRJQ7
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 12, 2021
“Marrëdhënia që kam me këtë klub do të thotë shumë për mua, siç e dini. Unë e kam mbështetur Chelsean si fëmijë dhe tani të kthehem dhe do të përpiqem t’i ndihmoj ata të fitojnë më shumë tituj, është një ndjenjë e mahnitshme”, ka thënë Lukaku.
