Ndalohen 7 persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Komunën e Pejës
Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinioni publik se, pas hetimeve nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare për ndërtimet e kundërligjshme, sot me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, gjatë ditës se sotme fillimisht ka shoqëruar në stacionet policore përkatëse shtatë (7) zyrtarët e dyshuar, të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh. /Kosova.info/
