Lyoni i interesuar për Xherdan Shaqirin

Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ishte i lidhur me Romën dhe Napolin, por tani duket se ai është afër transferimit te Lyoni.

L’Equipe raporton se një ofertë është bërë nga Lyoni për lojtarin.

Mbetet për t’u parë nëse ata janë në prag të një marrëveshjeje apo jo, pasi çmimi i kërkuar prej 15 milionë eurosh i Liverpoolit i kishte tërhequr nga gara Napolin dhe Romën, shkruan footballitalia.

Shaqiri mbush 30 vjeç në tetor dhe kontrata e tij në Anfield përfundon në fund të sezonit.

Ai kushtoi Liverpoolit rreth 15 milionë euro për ta transferuar nga Stoke City në 2018.

Shaqiri me Liverpoolin është paraqitur në 63 ndeshje duke kontribuar me 8 gola dhe 9 asistime.

Go to TOP