Xhaferi i ndan mirënjohje kompanisë “Pikëllimi”
Kreu i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë një pritje për udhëheqës të kompanisë “Pikëllimi” të cilët vullnetarisht bënë bartjen e kufomave të aksidentit në Kroaci.
Ai në një postim në profilin e tij në facebook tha se në momente të vështira dallohen vullnetmirët e vullnetarët.
“Humbja e jetës së 10 mërgimtarëve në aksidentin në Kroaci na preku në zemër secilin. E kompania “Pikëllimi” nga Vushtrria, bëri bartjen e trupave të mërgimtarëve të aksidentuar në Kroaci, në mënyrë vullnetare dhe pa pagesë’ tha Xhaferi.
Ai vlerësoi lart angazhimin e pakursyer të punonjësve të kësaj kompanie në bartjen e kufomave të aksidentit. Me këtë rast ai iu ndau mirënjohje në emër të komunës së Vushtrrisë.
“Faleminderit e qofshi gjithmonë faqebardhë!”. /Kosova.info/
