Cooper për marrëveshjet Kosovë-Serbi në Bruksel: Janë pika njohjeje
Robert Cooper ka thënë se ulja e Kosovës përballë Serbinë në Bruksel në vitin 2011 ka qenë tregues se ishte shtet i pavarur.
Ish-ndërmjetësuesi i parë evropian në këtë proces, ka thënë se nisja e bisedimeve ka qenë hap drejt njohjes.
“Ulja e Kosovës përballë Serbisë tregonte se ajo nuk ishte më provincë e saj. Njohja nuk është gjë e vetme, por bashkimi i të gjitha gjërave të vogla. Është e pakuptimtë që të përdoret fusnota në emër të Kosovës. Dëshmia ishte se Kosova është shtet. Kjo është çka është, e thash këtë në publik”.
“Çdo gjë që negociuam nga regjistri civil, doganat, janë pikë njohjeje, pra njohja është proces akumulues”.
Sa i përket dialogut, ai ka thënë se në të nuk ka çështje teknike, por politike.
“Nuk ka dy të mira, gjithçka është politikë. Nuk ka teknike dhe politike, vetëm se në disa raste janë disa çështje teknike. Çka kemi bërë në secilën marrëveshje, palët kanë bërë kompromise politike. Ndoshta nuk kanë qenë shumë të dukshme. Por organizimi i shtetit në veri është krejtësisht politike”.
Cooper ka theksuar se është qesharake që procesi i dialogut ka zgjatur për dhjetë vjet.
