Neymar mohon përplasjet: Mos përhapni gënjeshtra
Neymar ka reaguar ndaj zërave për një përçarje në dhomën e zhveshjes së Santosit duke mohuar raportimet se ka pasur përplasje me futbollistët e rinj të skuadrës.
Mediet braziliane raportuan gjatë këtij muaji se ish-ylli i Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit kishte kritikuar ashpër lojtarët e rinj Gabriel Bontempo dhe Joao Ananias, pas një ndeshjeje ku Santos humbi avantazhin dhe nuk arriti të merrte rezultatin e dëshiruar.
Megjithatë, të dy futbollistët e rinj mohuan se ishin sulmuar personalisht, ndërsa Neymar ka dalë publikisht për të sqaruar situatën, duke i cilësuar këto raportime si të pavërteta.
“Kam parë raportime se kam sulmuar lojtarët e rinj në dhomën e zhveshjes, por kjo është një gënjeshtër e plotë. Kushdo që po e shtyn këtë narrativë, ju lutem ndaloni. Mos gënjeni”, ka shkruar Neymar në rrjetet sociale.
Sulmuesi brazilian ka theksuar se diskutimi në dhomën e zhveshjes ishte një bisedë normale mes lojtarëve që kërkojnë të fitojnë dhe se përgjegjësia u kërkua nga i gjithë grupi.
“Ne kërkuam llogari nga e gjithë skuadra. Lucas Veríssimo, Willian Arao, Gabi Barbosa dhe unë folëm. Jemi konkurrues dhe duam të fitojmë, por askush nuk po fajësonte lojtarët e rinj”, ka shtuar ai.
Neymar ka insistuar se përballjet e brendshme janë pjesë normale e futbollit dhe se ekipet që synojnë sukses duhet të kenë komunikim të hapur mes tyre.
“Mbajtja e njëri-tjetrit përgjegjës në dhomën e zhveshjes është diçka normale në futboll. Kështu veprojnë skuadrat që duan të fitojnë”, u shpreh braziliani.
Sipas tij, raportimet për një konflikt të madh janë ekzagjeruar nga mediat, ndërsa ai ka kërkuar që të mos krijohen histori të pavërteta rreth skuadrës.
Neymar nuk do të jetë në dispozicion të Santosit në ndeshjen e radhës ndaj Athletico Paranaenses në Serie A, pasi ka marrë kartonin e tretë të verdhë të sezonit, por pritet të rikthehet në sfidën pasuese për të ndihmuar ekipin që aktualisht renditet në pozitën e 14-të të kampionatit.
