Haxhiu fton liderët e partive në takim, në fokus seanca e 6 gushtit

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të premten, më 31 korrik, një takim të përbashkët me kryetarët e subjekteve politike.

Sipas njoftimit zyrtar, takimi do të mbahet në orën 11:00, në Sallën C-301 të Kuvendit të Kosovës.

Në rend të ditës është vetëm një pikë: përgatitjet për seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila është caktuar të mbahet më 6 gusht

Go to TOP