Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton me sukses `Carmina Burana` në Itali

Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar me sukses shfaqjen “Carmina Burana”, me koreografi nga Toni Candeloro, në Ex Convento dei Teatini në Lecce, në kuadër të turneut të tij artistik në Itali.

Shfaqja u ndoq nga përfaqësues të Comune di Lecce, artistë dhe një publik i shumtë, të cilët e mirëpritën performancën e trupës së baletit kosovar.

“Kjo paraqitje u realizua në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali dhe Comune di Lecce, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/


Go to TOP