KADC hap thirrjen për trajnim mbi monitorimin e rrjeteve sociale dhe parandalimin e përdorimit të duhanit
Qendra për Zhvillim dhe Avokim (KADC) ka hapur thirrjen për pjesëmarrje në një trajnim praktik që synon të rrisë njohuritë dhe aftësitë e të rinjve për monitorimin e përmbajtjeve publike në rrjetet sociale dhe identifikimin e narrativave që lidhen me duhanin, vape-t dhe cigaret elektronike.
Trajnimi fokusohet në konceptin e social listening (dëgjimi në rrjetet sociale), që nënkupton monitorimin e trendeve, diskutimeve dhe narrativave publike në platformat online, me qëllim promovimin e shëndetit publik dhe parandalimin e përdorimit të produkteve të nikotinës.
Programi është i dedikuar për studentë dhe të rinj që dëshirojnë të angazhohen në iniciativa të shëndetit publik dhe të fitojnë përvojë praktike në analizimin e përmbajtjeve digjitale.
Sipas njoftimit të KADC-së, trajnimi do të zhvillohet gjatë muajit korrik 2026, me pjesëmarrjen e 10 deri në 15 personave, ndërsa afati i fundit për aplikim është 22 korrik 2026. Seancat do të mbahen nga ora 09:00 deri në 13:00.
Të interesuarit mund të aplikojnë deri më 22 korrik përmes adresës elektronike: [email protected]. /Kosova.info/
