Eurodeputeti gjerman Gahler: Pres që ministrja serbe Paunoviq të shkarkohet
Eurodeputeti gjerman nga radhët e Partisë Popullore Evropiane (EPP), Michael Gahler, ka thënë se pret shkarkimin e ministres serbe Paunoviq, pas deklaratës së saj për spastrim etnik të shqiptarëve nga Kosova.
Në një postim në platformën X, Gahler ka thënë se deklarata të tilla të ministrave të një vendi kandidat nuk mund të injorohen.
“Më 11 korrik, ministrja serbe Paunoviq tha në një intervistë televizive se, po të kishte qenë në pozitën e Millosheviqit në vitin 1998, ajo ‘do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën nga shqiptarët’. Pres që ajo të shkarkohet nga detyra”, ka shkruar Gahler.
Ndryshe, pas deklaratës skandaloze, Kosova e ka shpallur persona non grata ministren e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, Snezana Paunoviq, ndërsa ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se ka deponuar kallëzim penal ndaj saj.
