Ndodhi e rrallë në futboll: Vllaznia transferon dy binjakë si përforcime
Vllaznia ka zyrtarizuar një moment të veçantë për klubin shkodran duke nënshkruar kontratat e para profesionale me binjakët Simon dhe Sokol Uldedaj.
Dy vëllezërit, të formuar në Akademinë kuqeblu, kanë bërë hapin e madh drejt ekipit të parë duke u bërë pjesë e skuadrës seniore.
Vllaznia ka vlerësuar punën e akademisë, e cila vazhdon të prodhojë lojtarë të rinj për skuadrën seniore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi shkodran ka theksuar:
“Dy vëllezër. Dy binjakë. Dy talente të Akademisë kuqeblu. Dy kontrata të para profesionale. Nga Akademia e Vllaznisë, drejt ekipit të parë. Rrugëtimi vazhdon… së bashku!”.
Me këtë transferim, Simon dhe Sokol Uldedaj bëhen pjesë e projektit të së ardhmes së Vllaznisë, duke kërkuar të fitojnë hapësira dhe të kontribuojnë me fanellën kuqeblu në futbollin profesionist.
