​Tre të lënduar në një aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur sot në fshatin Llazicë në rrugën Prishtinë-Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili bëri të ditur se tre persona janë lënduar dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

“Rasti po trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë”, bëri të ditur Elezaj.


Go to TOP