Norvegjia dhe Anglia baraz në pjesën e parë

Norvegjia dhe Anglia janë ndarë baras në pjesën e parë të çerekfinales së Kupës së Botës 2026.

Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat 1:1.

Norvegjia ka kaluar e para në epërsi në minutën e tridhjetë e gjashtë. Andreas Schjelderup e ka pranuar një pasim të mirë nga Martin Odegaard dhe e ka lëshuar një goditje nga jashtë zonës, e cila ka përfunduar në rrjetë pasi topi është përplasur në shtyllë.

Fillimisht goli është rishikuar nga sistemi VAR për një dyshim për ndërhyrje në aksion, por pas kontrollit është konfirmuar dhe norvegjezët e kanë nisur festën.

Norvegjia ka qenë pranë dyfishimit të epërsisë në minutën e tridhjetë e nëntë, kur Alexander Sorloth ka goditur nga afërsia e zonës, por topi ka kaluar pak mbi portë.

Megjithatë, Anglia ka reaguar dhe ka arritur të barazojë në minutat shtesë të pjesës së parë. Anthony Gordon e ka gjetur Jude Bellingham brenda zonës, ku mesfushori anglez ka goditur menjëherë dhe saktë, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të portës për rezultatin 1:1.

Go to TOP