​Vdekje në Qendrën e Shëndetit Mendor, policia nis hetimet në Gjilan

Një person ka vdekur në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, ndërsa rasti është duke u trajtuar si “hetim mbi vdekjen”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 10 korrik rreth orës 22:00, viktimës mashkull kosovar i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore, pas së cilës ka ndërruar jetë. Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti mbetet nën hetim.


Go to TOP