Fundjava me diell, por edhe reshje shiu e bubullima – temperaturat deri në 32°C
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se fundjava do të karakterizohet nga mot kryesisht i ngrohtë, me alternim të intervaleve me diell dhe vranësirave, ndërsa në disa zona priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Të shtunën, më 11 korrik, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë pjesës së dytë të ditës vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende parashihen riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.
Të dielën, më 12 korrik, parashihet mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Vranësirat në disa zona do të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 25 dhe 29 gradë. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë. /Kosova.info/
| Komuna (Qyteti) | 11.07.2026 | 12.07.2026 | ||
| Temp. Min. 0C | Temp. Max. 70C | Temp. Min. 0C | Temp. Max. 0C | |
| Prishtinë | 11 | 31 | 12 | 28 |
| Pejë | 11 | 31 | 13 | 28 |
| Prizren | 12 | 32 | 13 | 29 |
| Gjakovë | 12 | 32 | 14 | 29 |
| Istog | 12 | 32 | 13 | 28 |
| Junik | 11 | 31 | 12 | 28 |
| Dragash | 8 | 28 | 10 | 25 |
| Ferizaj | 10 | 30 | 11 | 27 |
| Gjilan | 10 | 30 | 11 | 27 |
| Kamenicë | 10 | 31 | 11 | 28 |
| Besianë | 10 | 30 | 12 | 27 |
| Mitrovicë | 11 | 31 | 12 | 27 |
| Malishevë | 11 | 32 | 13 | 28 |
