Galeria Kombëtare e Kosovës rihap dyert për publikun më 9 korrik

Galeria Kombëtare e Kosovës do të rihapë dyert për publikun më 9 korrik, duke shënuar përfundimin e projektit më të rëndësishëm të rinovimit dhe zgjerimit në historinë e saj pasluftës.

Institucioni qendror i vendit për artin modern dhe bashkëkohor do të mirëpresë vizitorët në një ceremoni që nis në orën 19:00.

Ngjarja është e hapur për të gjithë qytetarët, të cilët do të kenë mundësinë të vizitojnë hapësirat e rinovuara dhe të njihen nga afër me transformimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës.


Go to TOP