Një hap i ri ushtarak? Trumpi propozon prodhimin e “Patriotit” në Ukrainë
Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të diskutojë planet me presidentin ukrainas Volodmyr Zelensky për t’i dhënë vendit aftësinë për të prodhuar sistemet e veta të mbrojtjes raketore Patriot.
“Pra, mendoj se një nga gjërat për të cilat do të flasim është, siç e dini, kompanitë – ne kemi fuqi të madhe mbi kompanitë – ato kompani që prodhojnë Patriot dhe prodhojnë të gjitha gjërat e shkëlqyera, Tomahawks, të gjitha gjërat e shkëlqyera”, tha ai gjatë një takimi dypalësh me Zelensky, raporton CNN.
“Ne do t’ju japim një licencë për ta prodhuar atë, thjesht shumë mirë. Në këtë mënyrë, nuk mund të ankoheni se nuk po ua japim”, vazhdoi ai.
Më vonë, i shtyrë nga një gazetar se Ukraina kishte nevojë për sistemin e mbrojtjes sa më shpejt dhe zhvillimi i ri mund të zgjasë pak, Trump u përgjigj: “Mendoj se ata mund t’i prodhojnë ato shumë shpejt”.
