VITA fton publikisht ministrin Armend Muja për vizitë në fabrikë

Fabrika e Përpunimit të Qumështit VITA i ka bërë ftesë publike ministrit të Bujqësisë, Armend Muja, që ta vizitojë fabrikën më 8 korrik 2026.

Në njoftimin e saj, VITA thekson se gjatë vizitës ministri do të ketë mundësi të njihet nga afër me procesin e prodhimit, pranimin e qumështit nga fermerët, standardet e cilësisë dhe bashkëpunimin me fermerët vendorë.

Sipas kompanisë, vizita synon edhe zhvillimin e një diskutimi të hapur për sfidat me të cilat përballet sektori i qumështit dhe perspektivën e tij në Kosovë.

“Dyert e VITA-s janë të hapura. Ju mirëpresim nesër, më 08.07.2026”, thuhet në ftesën publike të kompanisë drejtuar ministrit Armend Muja. /Kosova.info


Go to TOP