​OVL-UÇK për arrestimin e Osman Selmanit nga Serbia: Lidhja e tij me UÇK-në e pabazë, nuk figuron si veteran

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka reaguar pas arrestimit të qytetarit të Kosovës, Osman Selmani, nga autoritetet serbe, duke e dënuar këtë veprim dhe duke kërkuar që rasti të mos lidhet me UÇK-në pa asnjë bazë faktike apo ligjore.

Në reagim, OVL-UÇK thekson se sipas regjistrave zyrtarë, Osman Selmani nuk figuron si veteran i UÇK-së, duke e cilësuar çdo lidhje të tij me organizatën si të pabazë dhe të motivuar politikisht.

Regjistrat tanë zyrtarë janë të qartë: Osman Selmani nuk figuron në bazën e të dhënave të OVL-UÇK-së si veteran i UÇK-së. Lidhja e tij me UÇK-në është e pabazë dhe e motivuar politikisht, asgjë më tepër,” thuhet në njoftim.

Organizata i ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të veprojnë menjëherë për mbrojtjen e qytetarëve të saj, duke kërkuar ofrimin e mbrojtjes së plotë konsullore dhe ligjore për çdo qytetar që përballet me procedura të tilla jashtë vendit. /Kosova.info/


Go to TOP