Shqipëria triumfon ndaj Kosovës në Prizren

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll ka shënuar një fitore të madhe si mysafire ndaj Kosovës me rezultat 89-82, në ndeshjen e vlefshme për parakualifikimet e EuroBasket.

Ndonëse pjesa e parë ishte tejet e barabartë dhe “Dardanët” shkuan në pushim me një avantazh minimal, kuqezinjtë treguan një fytyrë tjetër në dy çerekët e fundit duke përmbysur gjithçka falë një loje kolektive mjaft efektive.

Ky triumf i Shqipërisë u ndërtua mbi një qarkullim të shkëlqyeshëm të topit, gjë që pasqyrohet edhe në statistika, ku mysafirët regjistruan plot 22 asistime kundrejt vetëm 14 të Kosovës, si dhe u treguan më të saktë në gjuajtjet për tre pikë.

Në aspektin individual, Shqipëria u udhëhoq drejt fitores nga Breein Tyree, i cili shkëlqeu me 25 pikë të shënuara, i ndihmuar mjaft mirë nga Xhoel Gaxho me 17 pikë dhe Elvisi Dusha që shtoi 14 të tjera.

Në radhët e Kosovës, lojtari më efikas ishte Dardan Berisha me 28 pikë, i pasur nga Drilon Hajrizi që mbylli takimin me një dëshmi tjetër të fortë nën kosh prej 19 pikësh e 15 kërcimesh, por që në fund nuk mjaftuan për të shmangur disfatën shtëpiake në këtë përballje vëllazërore.

Go to TOP