Rukiqi: Pushteti t’i mbajë duart larg bizneseve, sulmet ndaj Vitës dëmtojnë ekonominë

Berat Rukiqi nga LDK ka reaguar ndaj veprimeve të institucioneve ndaj qumështores Vita duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të dëmshme për ekonominë e vendit.

Sipas Rukiqit, sulmi ndaj prodhuesve vendorë pa bazë, pa fakte dhe pa përgjegjësi cenon bizneset dhe rrezikon vendet e punës. Ai theksoi se Vita, si prodhuesi më i madh i qumështit në rajon, përfaqëson një simbol të prodhimit vendor cilësor, investimeve dhe angazhimit të mijëra punëtorëve.

“Pushteti duhet t’i mbajë duart larg bizneseve”, ka deklaruar Rukiqi duke kërkuar që institucionet të mos ndërmarrin veprime që, sipas tij, dëmtojnë sektorin privat dhe prodhimin vendor. /Kosova.info/


Go to TOP