Tri superduele në Botërorin 2026

Kupa e Botës 2026 vazhdon sonte me tri përballje shumë interesante në kuadër të fazës së 1/16 së finales.

Vëmendja kryesore do të jetë te sfida mes Portugalisë dhe Kroacisë, ku pritet një duel spektakolar ndërmjet dy gjigantëve të futbollit evropian, me Cristiano Ronaldon në njërën anë dhe Luka Modriqin në tjetrën.

Ndeshja Portugali – Kroaci zhvillohet në orën 01:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Programi i ditës hapet me takimin mes Spanjës dhe Austrisë, që nis në orën 21:00, ndërsa përballja e fundit e ditës është ajo mes Zvicrës dhe Algjerisë, e cila fillon në orën 05:00.

Programi i ndeshjeve:

21:00 – Spanjë – Austri

01:00 – Portugali – Kroaci (drejtpërdrejt në RTK)

05:00 – Zvicër – Algjeri 


Go to TOP