Obiliqi bëhet me QKMF të re, Halil Thaçi nënshkruan kontratën – të premten vihet gurthemeli

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), duke shënuar një hap të rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës shëndetësore në komunë, shkruan Kosova.info.

Sipas njoftimit, objekti i ri pritet të përmirësojë ndjeshëm kushtet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët duke krijuar hapësira moderne dhe funksionale për stafin mjekësor dhe pacientët.

Gurthemeli i projektit do të vendoset të premten në ora 15:30, në një ceremoni ku do të marrin pjesë Albin Kurti dhe Arben Vitia.

Autoritetet komunale e kanë cilësuar këtë investim si një projekt të shumëpritur duke theksuar se ndërtimi i QKMF-së së re përfaqëson përmbushjen e një premtimi dhe një investim të rëndësishëm në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për banorët e Obiliqit.

Go to TOP