Hoti uron SHBA-në për 250-vjetorin: Miqësia me Amerikën është një nga vlerat më të çmuara të Kosovës

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë duke e cilësuar miqësinë mes Kosovës dhe SHBA-së si një nga vlerat më të rëndësishme që gëzon vendi.

Në një postim publik, Hoti uroi të gjithë miqtë amerikanë për këtë përvjetor të rëndësishëm dhe theksoi se është krenar për marrëdhënien e veçantë që populli i Kosovës dhe ai amerikan kanë ndërtuar ndër vite.

“Jam krenar për miqësinë e veçantë që populli i Kosovës dhe ai amerikan kanë ndërtuar ndër vite, një miqësi e bazuar në vlera, besim dhe respekt të ndërsjellë”, shkroi ai.

Hoti shprehu gjithashtu mirënjohje për mundësinë që, sipas tij, ka pasur të kontribuojë në forcimin e kësaj miqësie përmes nënshkrimit të Marrëveshja e Uashingtonit në vitin 2020.

Në përmbyllje të mesazhit të tij, ai theksoi se miqësia e Kosovës me SHBA-në mbetet një nga vlerat më të çmuara për vendin duke e shoqëruar urimin me simbolet e dy shteteve, 🇽🇰🇺🇸. /Kosova.info/


Go to TOP