Thirrje për kujdes në ruajtje të ushqimeve për shkak të ngritjes se temperaturave

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u bënë thirrje të gjithë operatorëve ekonomik qe merren me ushqime. Në çfarëdo hallke të zinxhirit ushqimorë, prodhim, përpunim, ruajtje, transport, deponim, shpërndarje, tregtim. Bizneset e gastronomisë qe merren me përgatitjen e ushqimit, përfshirë restorantet, hotelet, sallat e dasmave, marketet, furrat, qebaptoret, fast-food-et dhe subjektet e tjera në kontakt me ushqimin.  Të zbatojnë me përpikëri kërkesat ligjore dhe kushtet sipas standardeve te sigurisë ushqimore. Në veçanti tani me ngritjen e temperaturave. Ruajtja e produkteve ushqimore në temperaturat e përcaktuara me etiketë të produktit. Kontrollimi i rregullt i pajisjeve ftohëse dhe ngrirëse për të siguruar ruajtje të duhur. Zbatim në përpikëri i  masave të vetëkontrollit.

Po ashtu kërkojmë nga të gjithë qytetarët konsumatorë  që të tregojnë kujdes gjatë blerjes të bëjnë kujdes, nga momenti i blerjes transporti i produktve deri ne shtëpi dhe ruajtja e tyre në kuzhina deri tek konsumimi. Secili produkt ushqimorë i cili kërkon kushte specifike të ruajtjes, e ka të deklaruar temperaturën ruajtëse në etiketim. Produkte të ndjeshme ndaj temperaturave të larta janë produktet  me prejardhje shtazore, po kujdesi duhet te ketë edhe ndaj produktet tjera të cilat e kanë të specifikuar ruajtjen ne dekleracion në temperaturë të caktuar. Vetë jetëgjatësia e produktit është e lidhur me kushtet e ruajtjes. 

Siguria ushqimore është përgjegjësi e përbashkët, andaj secili duhet ta ndjejë vetën përgjegjës për ruajtje të ushqimeve në secilin rast. Vetëm përmes respektimit të rregullave dhe kujdesit mund të parandalojmë rastet e helmimeve ushqimore dhe të mbrojmë shëndetin e konsumatorëve. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të intensifikojë kontrollet gjatë periudhës se verës për të mbikëqyrë respektimin e kërkesave ligjore dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Asnjë shkelje nuk do të tolerohet. 

Shëndeti publikë është i varur nga siguria ushqimore,  ruajeni ushqimin në mënyrë të sigurt!

Go to TOP