AIP vlerëson Komunën e Obiliqit për transparencë

Në ceremoninë e organizuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), me rastin e 5-vjetorit të themelimit të saj, z. Adem Haliti, zyrtar përgjegjës për qasje në dokumente publike në Komunën e Obiliqit, u nderua me Certifikatë Mirënjohjeje për angazhimin dhe kontributin e tij në avancimin e transparencës institucionale dhe të drejtës për qasje në dokumente publike.

Ky vlerësim është një dëshmi e përkushtimit të Komunës së Obiliqit për transparencë, llogaridhënie dhe ofrim të qasjes në informacion, në shërbim të qytetarëve.

Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar për të vazhduar promovimin e transparencës, komunikimit të hapur dhe qeverisjes së mirë

Go to TOP