Ambasada amerikane në Prishtinë bëhet gati për Ditën e Pavarësisë, me krenari shfaq flamurin e madh

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka filluar përgatitjet për festimin e Ditës së Pavarësisë, e cila është më 4 Korrik.

Në profilin e ambasadës në Facebook është treguar për këto përgatitje.

Për nder të kësaj dite, ambasada ka shfaqur një flamur të madh amerikan në ndërtesën e ambasadës.

“Në U.S. Embassy Pristina, me krenari shfaqëm flamurin ndërsa përgatitemi për të festuar ditëlindjen e 250-të të Amerikës”, është shkruar në postimin e ambasadës.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkosovo.usembassy%2Fposts%2Fpfbid02NcDGnSN15yBqd35wWTMEWqccVYCeepQ7iySPPNMHmVUw9d5t4wyr1ToX4sFu6WJxl&show_text=true&width=500

Go to TOP