Ky është ekstraduari nga Belgjika në Kosovë, dërgohet në vuajtje të dënimit
Policia e Kosovës dje ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar me inicialet L.B., nga Belgjika për në Kosovë.
Në njoftimin e policisë thuhej se i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet e Belgjikës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Bëhet fjalë për Leonard Bezhin, i dënuar me 4 vite burgim për veprën penale “grabitje”.
I dyshuari ishte arrestuar më herët nga autoritetet belge, ndërsa pas ekstradimit është dorëzuar tek njësitet policore në rajonin e Prizrenit për procedurat e mëtejshme ligjore.
Bezhi është dërguar në vuajtje të dënimit.
