Nis fjala përfundimtare për vrasjen e trefishtë të vitit 2021 në Gllogjan
Në Gjykatën Themelore në Pejë ka nisur paraqitja e fjalës përfundimtare për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Në fillim, fjalën e saj përfundimtare po e paraqet prokurorja e rastit, Sahide Gashi.
Për vrasjen e trefishtë të vitit 2021 akuzohen Halil Mehmetaj, Kreshnik Mehmetaj dhe Kastriot Mehmetaj.
Në këtë rast kishin mbetur të vrarë dy nxënës dhe shoferi i autobusit, teksa ishte shtënë me armë zjarri ndaj autobusit që barte udhëtarët në fshatin Gllogjan të Deçanit.


