Prishtina vazhdon bashkëpunimin me Djordje Saletic
Prishtina ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin e majtë malazez, Djordje Saletic.
Futbollisti ka nënshkruar kontratë të re me klubin, e cila do ta mbajë atë në kryeqytet deri në verën e vitit 2028.
“Prishtina njofton se ka vazhduar bashkëpunimin me mbrojtësin e majtë, Djordje Saletic, i cili ka nënshkruar kontratë të re me klubin deri në verën e vitit 2028. Mbrojtësi malazez do të vazhdojë të jetë pjesë e bardhekaltërve edhe për dy sezone të tjera, duke konfirmuar besimin dhe rëndësinë e tij në projektin e klubit”, ka shkruar Prishtina. “Saletic gjatë sezonit të kaluar, regjistroi 31 paraqitje dhe kontribuoi me 5 asistime. Po ashtu, ai ishte lojtari i dytë me më së shumti minuta të zhvilluara në ekip, me gjithsej 2,568 minuta”.
