Enis Reçica vjen me gjashtë tituj në Panairin e Librit

Panairi i Librit në Prishtinë ka mbledhur një numër të madh titujsh nga autorë të ndryshëm. Mes tyre gjenden edhe veprat e autorit Enis Reçica.

Libri i tij më i fundit, “Identiteti i Bashkimit Evropian”, trajton identitetin kulturor dhe fetar të Evropës duke analizuar përballjen ndërmjet identitetit të krishterë dhe atij islam.

Para këtij botimi, autori publikoi librin “Zhdukja e Identiteteve”, një vepër shkencore që trajton dominimin e disa shteteve mbi të tjerat dhe tendencat për zhdukjen e identiteteve të popujve të vegjël, qoftë përmes hegjemonive politike, qoftë si pasojë e varfërisë ekstreme.

Në librin “Dominimi, Personalitet e Politikë”, autori përpiqet të vërë në pah arsyet dhe mënyrat se si disa personalitete arrijnë të dominojnë mbi të tjerët në jetën politike dhe shoqërore.

Romani “Mes Dy Dashurish” trajton idenë e martesave ndërmjet të rinjve nga Kosova dhe Shqipëria, si një urë që mund të kontribuojë në afrimin dhe bashkimin kombëtar.

Ndërkaq, libri “365 Episode nga Jeta” pasqyron përditshmërinë e kosovarëve, ndërsa përmbledhja poetike “Sikur të Flisja” sjell poezi me tema të ndryshme shoqërore dhe njerëzore.

Panairi i librit, do të jetë i hapur edhe nesër. /Kosova.info/

Go to TOP