Inspektorati i Kryeqytetit gjobit me 200 euro një qytetar për hedhje të paligjshme të mbeturinave vëllimore

Inspektorati i Kryeqytetit ka shqiptuar një gjobë në vlerë prej 200 euro ndaj një qytetari, i cili është kapur duke hedhur mbeturina vëllimore në kundërshtim me rregulloret në fuqi.

Sipas njoftimit, inspektimet në terren po zhvillohen çdo ditë me qëllim të ruajtjes së pastërtisë dhe rendit në hapësirat publike, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se çdo shkelës do të përballet me masa ndëshkuese.

Nga Kryeqyteti u bëhet thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave dhe të kontribuojnë në mbajtjen e ambientit të pastër.

“Ta mbajmë Kryeqytetin të pastër, përgjegjësia është e përbashkët”, thuhet në apel. /Kosova.info/

Go to TOP