Tragjedi në Çair: Një jetë humbet për shkak të mungesës së ambulancave

Sot, rreth orës 15:20, në lagjen Çair të Prishtinës, një fqinj e shqetësuar troket me panik në derë duke kërkuar ndihmë urgjente për nënën e saj, e cila ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Nga: Astrit Gashi


Pas ndihmës së menjëhershme për ta vendosur të moshuarën në pozicion më të përshtatshëm, në orën 15:28 u telefonua numri i emergjencës 194. Përgjigjja e operatorit ishte e tronditshme:
“I kemi të gjitha të zëna, kemi vetëm katër vetura.”
Pavarësisht pritjes dramatike dhe nevojës së menjëhershme për ndërhyrje mjekësore, asnjë ambulancë nuk mbërriti. Në orën 15:55, e moshuara ndërroi jetë pa marrë asnjë ndihmë profesionale.


Ky rast tragjik ngre shqetësime shumë serioze për kapacitetin dhe gatishmërinë e Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë në Prishtinë. Nuk është e pranueshme që jeta e qytetarëve të varet nga fakti nëse ka vetëm katër autoambulanca në dispozicion për të gjithë kryeqytetin.
Çdo minutë vonesë në raste emergjente kushton jetë njerëzore.


Institucionet kompetente (Ministria e Shëndetësisë, Komuna e Prishtinës dhe Drejtoria e Emergjencës) duhet të dalin menjëherë me sqarime publike dhe të marrin masa urgjente për:

Rritjen e numrit të autoambulancave dhe personelitPërmirësimin e sistemit të menaxhimit të thirrjeveGarantimin e një shërbimi realisht të shpejtë 24/7
Lutemi për shpirtin e të ndjerës, Zoti e pastë shpirtin në parajsë! Amin.

Ky rast nuk mund të kalojë pa u hetuar. Nuk mund të pranojmë që tragjedi të tilla të përsëriten për shkak të mungesës së burimeve bazike.

Go to TOP