Filmi `The Beauty of the Donkey` u shfaq në Berlin

Në kuadër të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”, mbrëmjen e 16 qershorit u shfaq filmi “The Beauty of the Donkey” i regjisores Dea Gjinovci. Filmi, i cili trajton plagët e luftës dhe fatin e personave të zhdukur, përcolli emocione të forta te publiku i pranishëm.

Shfaqja u ndoq nga përfaqësues të institucioneve gjermane, ambasadorë, anëtarë të trupit diplomatik, gazetarë, artdashës dhe bashkatdhetarë nga diaspora shqiptare.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe Albanian Film Festival Berlin. /Kosova.info/

Go to TOP