Shorti historik në Ligën e Konferencës: Malisheva nga Kosova kundër Vllaznisë nga Shqipëria
Është hedhur shorti për turin e parë kualifikues të UEFA Conference League, i cili ka rezervuar një përballje jashtëzakonisht interesante.
Për herë të parë në histori të këtij kompeticioni evropian, do të kemi një duel vëllazërorë mes Kosovës dhe Shqipërisë: Vllaznia e Shkodrës nga Shqipëria do të ndeshet me FC Malishevën nga Kosova.
Kjo është hera e parë që këto dy skuadre gjejnë veten përballë njëra-tjetrës në arenën ndërkombëtare, duke garantuar kështu që një ekip shqiptar do të kalojë patjetër në raundin tjetër.
Sipas kalendarit të zyrtarizuar, takimi i parë do të luhet më 9 korrik, ndërsa ai i kthimit më 16 korrik.
