I akuzoi për humbjen e jetëve në autostradë, Mihaili me gjuhë të rëndë ndaj Ramës: Narkotikun si e merr?

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas deklaratave të tij lidhur me aksidentin tragjik në autostradë dhe kritikat ndaj Qeverisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mihali e akuzoi Ramën se po shfrytëzon një tragjedi për sulme politike duke ironizuar edhe mënyrën e komunikimit të tij publik.

“Paske përdorur një tragjedi për të zhgarravitur prapë me ChatGPT”, shkroi ajo.

Mihali përdori gjithashtu gjuhë të ashpër ndaj kryetarit të Prishtinës duke e akuzuar për keqmenaxhim të kryeqytetit dhe duke ngritur çështjen e mbeturinave dhe pranisë së minjve në lagje të ndryshme të qytetit.

“Minjtë vijojnë nëpër lagjet e kryeqytetit, bashkë me plehrat. Kryetari jo, po Përpamiu”, ka deklaruar ajo.

Reagimi i Mihalit vjen pasi Rama kishte kritikuar Qeverinë duke e cilësuar atë si “qeveri të propagandës, kontratave njëburimore dhe tragjedive që mund të parandaloheshin”, në lidhje me gjendjen e infrastrukturës rrugore dhe aksidentin e fundit me pasoja fatale. /Kosova.info/

Go to TOP