Lëvizja Vetëvendosje arrin në 52 deputetë në Kuvendin e Kosovës

Pas përditësimit të rezultateve nga numërimi i votave të diasporës, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar një ulëse shtesë në Kuvendin e Kosovës duke arritur në gjithsej 52 mandate në legjislaturën e re.

Sipas rezultateve të fundit, LVV ka marrë 45.52%, apo 345,220 vota duke u konfirmuar si subjekti politik me numrin më të madh të mandateve në Kuvend.

Ndryshime janë shënuar edhe në radhët e partive të tjera parlamentare. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka rënë në 22 mandate, pasi ka marrë 20.11% apo 152,502 vota duke humbur një ulëse krahasuar me ndarjen paraprake të mandateve.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e treta me 17.12% apo 129,863 vota, që i përkthehen në 19 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 6.92%, apo 52,499 vota duke mbetur me 7 mandate parlamentare.

Go to TOP