Chicago Fire synon transferimin e Robert Lewandowskit

Skuadra amerikane Chicago Fire po përpiqet të bindë sulmuesin polak Robert Lewandowski që të transferohet në Major League Soccer.

Klubi amerikan kishte nisur kontaktet me sulmuesin që vitin e kaluar, ndërsa tani po shton përpjekjet pas largimit të tij nga Barcelona.

Lewandowski, i cili është tridhjetë e shtatë vjeç, po shqyrton mundësinë e një aventure të re në Shtetet e Bashkuara dheështë i interesuar për projektin që po ndërton Chicago Fire.

Klubi amerikan po përgatitet të zhvendoset në stadiumin e ri “McDonald’s Park” në vitin 2028 dhe dëshiron të rrisë interesimin e tifozëve duke afruar yje të njohur të futbollit botëror.

Chicago Fire dëshiron ta lidhë Lewandowskin me kontratë deri në vitin 2029.

Sulmuesi polak ka realizuar katërmbëdhjetë gola në La Liga sezonin e kaluar me Barcelonën dhe në javët e ardhshme pritet ta marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Go to TOP