Lëndohet në dorë pasi shkrep aksidentalisht pushkën ajrore

Një person ka pësuar lëndime në dorë pasi ka shkrepur aksidentalisht një pushkë ajrore në Gllogoc.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 12 qershor 2026, rreth orës 19:00. I dyshuari mashkull kosovar dyshohet se gjatë përdorimit të armës ka shkrepur aksidentalisht, me ç’rast ka lënduar gishtin e dorës së tij.

Pas incidentit, ai ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Me vendim të prokurorit, është konfiskuar pushka ajrore e kalibrit 4.5 milimetra, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Go to TOP