“Perfect Paper Cup” përfaqëson Kosovën në panairin ndërkombëtar “She Leads” në Zürich
Fabrika “Perfect Paper Cup”, në pronësi të Adelina Halilit, po merr pjesë në panairin ndërkombëtar “She Leads”, i cili po mbahet sot, më 13 qershor 2026, në Zürich të Zvicrës.
Pjesëmarrja në këtë ngjarje paraqet një mundësi të rëndësishme për promovimin e prodhimit vendor dhe prezantimin e produkteve “Made in Kosova” para një audience ndërkombëtare.
“She Leads” është një event që mbledh sipërmarrëse, biznese dhe profesioniste nga vende të ndryshme, me fokus në lidershipin, zhvillimin e biznesit dhe krijimin e bashkëpunimeve të reja.
Nga Zürichu, përfaqësuesit e “Perfect Paper Cup” kanë shprehur krenarinë që po prezantojnë potencialin e industrisë kosovare në një platformë prestigjioze ndërkombëtare duke kontribuar në promovimin e imazhit të Kosovës dhe produkteve vendore në tregjet e huaja. /Kosova.info/
