Kanadaja dhe BeH e mbyllin në “paqe”, nga një gol për pjesë vulosin ndeshjet e grupit B

Kanadaja dhe Bosnje Hercegovina nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë të grupit B. Gjithsesi, sfida e luajtur në Toronto ishte mjaft e bukur dhe e luftuar.

Ndeshja nisi pak konfuze për të dyja ekipet, deri në të 21-ën, kur boshnjakët arritën të shfrytëzonin në maksimum zhvillimet e një goditjeje këndi dhe të shënonin me Lukiç, që pati vetëm detyrën të shtynte topin në rrjetë mbi vijën fatale.

Pas golit kanadezët u munduan të diktojnë lojën për të gjetur rrjetën e barazimit, por Bosnja ishte gjithashtu e rrezikshme me daljet e saj dhe me goditjet standarde.

Festa për vendësit erdhi në minutën e 78-të, kur kanadezët arritën të shënonin me Larin, i cili me ndihmën edhe të një devijimi tundi rrjetën e Bosnje Hercegovinës dhe shmangu humbjen për kombëtaren e tij, para publikut vendës.

Me këtë rezultat, dy ekipet marrin nga një pikë dhe mbeten në pritje të asaj që do të prodhojë ndeshja e orës 21:00 të ditës së nesërme mes Katarit dhe Zvicrës.

Formacionet zyrtare

Kanadaja: Crepeau; Johnston, Fougerolles, Cornelius, Laryea; Buchanan, Kone, Eustaquio, Millar; David, Oluaseyi; Trajner: Jesse Marsch;

Bosnje Hercegovina: Vasilj; Kolasinac, Muharemovic, Katiç, Dedic; Memic, Tahirovic, Basic, Bajraktarevic; Lukic, Demirovic; Trajner: Sergej Barbarez;

REZULTATI LIVE

Kanada-Bosnjë Hercegovinë 1-1
Larin 79’/ Lukiç 21′

GOLAT E NDESHJES

Goli i Lukiç (Video)

Goli i Larin (Video)

Renditja aktuale e Grupit B

PozitaKombëtarjaPikëGola
1Kanada11–1
1BeH11–1
3Katari00–0
3Zvicra00–0

Çfarë vjen më pas?

  • Kanada – Katar
  • Zvicër – Bosnjë dhe Hercegovinë

Dy vendet e para të grupit kalojnë direkt në fazën e 1/32-ave, ndërsa edhe vendi i tretë mund të kualifikohet në varësi të renditjes së vendeve të treta në të gjitha grupet.

Go to TOP