Kosova hap selinë e përhershme të Ambasadës në Londër

Republika e Kosovës ka shënuar një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar, me hapjen e selisë së përhershme të Ambasadës së Kosovës në Londër.

Përmes një njoftimi në Facebook, Ambasada e Kosovës në Londër bëri të ditur se ky është një moment historik që pasqyron forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe përkushtimin për përfaqësimin dinjitoz të shtetit të Kosovës.

Selia e re e ambasadës ndodhet në adresën 9 Orme Court, London W2 4LR, Mbretëria e Bashkuar.

Sipas ambasadës, objekti i ri do të shërbejë si një urë edhe më e fortë bashkëpunimi, miqësie dhe partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Urime Kosovë, dhe suksese të mëtejshme në këtë kapitull të ri e të rëndësishëm!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër. /Kosova.info/

Go to TOP