Edhe një muaj deri tek Evropiani U20 në Prishtinë

Ka mbetur vetëm edhe një muaj deri te fillimi i Kampionatit Evropian U20 për hendbollistë në Prishtinë.

“Men’s 20 EHF Championship” mbahet prej 12 deri më 19 korrik në kryeqendrën tonë.

Plot 12 ekipe kombëtare të hendbollistëve deri në 20 vjet marrin pjesë në kampionatin që do të jetë edhe festë e hendbollit.

Evropiani është i ndarë në dy nivele. Në nivelin I marrin pjesë Estonia, Italia, Mali i Zi, Gjeorgjia, Kosova dhe Holanda. Pritet garë shumë e fortë dhe shumë interesante.

Në të njëjtën kohë mbahet edhe “Men’s 20 EHF Championship II”, ku marrin pjesë Belgjika, Finlanda, Luksemburgu, Bullgaria, Britania e Madhe dhe Sllovakia.

Më 12 korrik janë plot gjashtë ndeshje: Italia – Estonia, Holanda – Kosova, Mali i Zi – Gjeorgjia, Sllovakia – Luksemburgu, Finlanda – Britania e Madhe dhe Belgjika – Bullgaria.

Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdimisht shquhet për organizimin shembullorë të ngjarjeve ndërkombëtare dhe tashmë e ka besimin e plotë të EHF-së dhe IHF-së.

Evropiani i radhës vetëm e dëshmon faktin se Kosova tashmë është adresë e rëndësishme e hendbollit evropian. /Kosova.info/

Go to TOP