Ymeri: Faleminderit që keni treguar me votë se modeli im i opozitëbërjes dhe politikëbërjes është i duhuri

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e fundit duke bërë të ditur se sipas rezultateve në proces, ka arritur të sigurojë më shumë vota sesa në zgjedhjet e dhjetorit 2025.

Përmes një reagimi publik, Ymeri shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që e mbështetën gjatë fushatës dhe në ditën e votimit.

“Informoj elektoratin se me rezultatet në vijim e sipër, në këto zgjedhje kam marrë edhe më shumë vota se në zgjedhjet e fundit të dhjetorit 2025. Faleminderit shumë për përkrahjen, për mundin, për rrugën dhe votën”, ka deklaruar ajo.

Ymeri theksoi se rezultati i arritur është një dëshmi se qytetarët kanë vlerësuar qasjen e saj në politikë dhe opozitë.

“Faleminderit që keni treguar me votë se modeli im i opozitëbërjes dhe politikëbërjes është i duhuri. Na mbetet të vazhdojmë me shëndet dhe forcë”, është shprehur kandidatja e LDK-së.

Ajo ka ritheksuar përkushtimin për të vazhduar angazhimin politik duke e konsideruar mbështetjen e qytetarëve si motiv shtesë për punën e saj në të ardhmen. /Kosova.info/

Go to TOP