CENTCOM konfirmon rrëzimin e një avioni amerikan Apache pranë bregut të Omanit, ekuipazhi shpëtohet shëndoshë e mirë
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka konfirmuar një incident që përfshin dy pilotë të një helikopteri Apache të Ushtrisë Amerikane që u rrëzua pranë Ngushticës së Hormuzit.
“Në orën 19:33 ET më 8 qershor, dy anëtarë të ekuipazhit nga një AH-64 Apache i Ushtrisë Amerikane u shpëtuan nga forcat amerikane pasi helikopteri i tyre u rrëzua pranë bregdetit të Omanit ndërsa patrullonte ujërat rajonale”, tha CENTCOM në një deklaratë të lëshuar më 9 qershor.
“Ushtarët u shpëtuan në mënyrë të sigurt brenda afërsisht dy orësh dhe janë në gjendje të qëndrueshme”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se “shkaku i incidentit është nën hetim”.
