Kallas apel liderëve politikë në Kosovë: Angazhohuni për ta formuar shpejt qeverinë

Shefja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas ka reaguar lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë.

Përmes një postimi në X, Kallas tha se këto zgjedhje hapin derën për përparim pas më shumë se një viti bllokimi politik

Siç thotë ajo, udhëheqësit politikë duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë.

“Progresi në dialogun Beograd-Prishtinë dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mbeten thelbësore për avancimin në rrugën evropiane të Kosovës”, shtoi Kallas në postimin e saj.

Go to TOP