Konjufca i ndërron fjalët: Nga “kemi pritur ma shumë”, në “fitore madhështore”
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, mbrëmjen e sotme ka bërë dy deklarata kontradiktore pas publikimit të rezultateve preliminare zgjedhore të KQZ-së.
Fillimisht, kur u pyet nga një gazetar nëse ky rezultat prej 43% ishte brenda pritjeve të tyre, Konjufca tha: “Kemi pritur më shumë, por edhe kjo është e mirëseardhur”.
E kur u ngjit në skenë, duke iu drejtuar masës, ai tha: “Kemi arritur një fitore madhështore”.
LVV deri më tani, kur janë numëruar gati 100% të votave, ka 42,92% apo 297,286 vota.
